Kuvendit i rekomandohet miratimi në parim i Projektligjit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Kuvendit i rekomandohet miratimi në parim i Projektligjit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes i ka rekomanduar Kuvendit miratimin në parim të Projektligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit.

Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha tha se tashmë i mbetet Kuvendit të Kosovës që të miratojë në parim projektligjin në fjalë. Teksa propozoi që formimin e një grupi punues që do të merret me këtë çështje. 

“Konstatoj se Komisioni i rekomandon Kuvendit miratimin në parim të Projektligjit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit[…]Gjithashtu propozoj që përmes praktikës së Komisionit të formohet një grup punues për shqyrtimin e këtij projektligji”, tha ai.


Po ashtu komisioni ka miratuar nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për komisionarin parlamentar për FSK-në.

Komisioni ka miratuar edhe grupet punuese përgjegjëse për këtë fushë, me kryesues Anton Qunin dhe anëtarët Shqipe Mehmeti Selimin, Erxhan Galushin, Enver Dugollin, ndërkohë që ka mbetur të caktohet edhe një përfaqësues nga PDK-ja.

Po ashtu, me dakordimin e deputetëve u vendos që mbledhja e ardhshme këtij komisioni të mbahet të enjten.

Lexo edhe

Video