Kuvendi sot me seancë të jashtëzakonshme
Lexohet për: 1 min.
Kuvendi i Kosoves
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme nga ora 12:00 ku në rend dite do të ketë debat Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ky debat vjen me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, të martën përmes një konference për media tha se në këtë seancë, do të flitet edhe për çështjen e përgjimeve të Dejona Mihalit me e ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025