Kuvendi s’e miraton Projektligjin për shëndetësinë të iniciuar nga LDK-ja

Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar Projektligjin për shëndetësinë të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.  

Vetëm 17 deputetë opozitarë votuan pro këtij projektligji, ndërsa 40 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër, derisa katër prej tyre, abstenuan, në mesin e të cilëve sërish ishte kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Pas kësaj pike, Kuvendi mbylli punimet e seancës plenare, pasi partitë opozitare lëshuan sallën.


Kryeparlamenari Konjufca duke iu drejtuar opozitës bëri një shaka.

“Kjo i bie sikur duke luajtur me marrë topin me vete, Armend”, tha ai.

Seanca e njëjtë do të vazhdojë javën e ardhshme.

Lexo edhe

Video