Kuvendi s’ka kuorum për plotësim-ndryshimet e Kodit Penal

Kuvendi s’ka kuorum për plotësim-ndryshimet e Kodit Penal

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal, në lidhje me veprat penale të dhunimit dhe dhunës në familje, ku parashihet të shtohen dënime plotësuese.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tregoi se cilat dënime plotësuese do t’i shtohen personave të dënuar për veprat penale të dhunimit dhe dhunës në familje. 


“Përmes këtij projektligji kemi paraparë që për veprat penale të dhunimit dhe dhunës në familje, si dënime plotësuese të shtohen: Ndalimi i blerjes në ankande të shitjes së pronave publike, aseteve publike, apo licencave që jepen nga një autoritet publik në çfarëdo shërbimi nga tre deri në dhjetë vjet. Ndalimi i aplikimit si investitor strategjik dhe çdo formë të tjerë të përfitimit nga privilegjet që jepen nga legjislacioni në fuqi nga tre në dhjetë vjet. Ndalimi i të drejtës së kandidimit në çdo pozitë publik nga tre deri në dhjetë vjet personit që shpallet fajtor për veprën penale të dhunimit apo dhunës në familje. Ndalimin e punësimin në sektorin publik në gjitha nivelet për personin që shpallet fajtor. Ndalimin e të drejtës në përfitimin e patentë shoferit dhe të drejtën e drejtimit të automjetit nga 1 deri 5 vjet”, tha ajo.

Këtë pikë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se do të përfshijnë edhe në seancën e nesërme./KosovaPress/

Lexo edhe

Video