Kuvendi shqyrton sot vendimin e Qeverisë për vazhdimin e masave emergjente për energjinë

Kuvendi shqyrton sot vendimin e Qeverisë për vazhdimin e masave emergjente për energjinë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare. Seanca pritet të fillojë në ora 10:00 e që në rend të ditës fillimisht do të jenë deklarimet e jashtë rendit të ditës, për të vazhduar më pas me pyetjet parlamentare.

Në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar. Po ashtu do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë.

Rendi  i ditës:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare,

3.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,


4.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar,

5.    Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.14/62 datë 23.02.2022, për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë,

6.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidateve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave,

7.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga komunitetet joshqiptare.

Vendi: Kuvendi i Kosovës

Koha: 10:00

Lexo edhe

Video