Kuvendi pa deputetët e PDK-së e LDK-së shkon në pauzë

Seancë plenare e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish për të shkuar në një pauzë deri në orën 14:00.

Seanca nisi me pika jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, ku kishte debat të ashpër në mes opozitës dhe pozitës, sidomos për deklaratat e ministres së punëve të jashtme, Donika Gërvalla rreth UÇK-së, ku u kërkua edhe shkarkimi i saj.


Deputetët e LDK-së dhe PDK-së lëshuan sallën në shenjë proteste ndaj Saranda Bogujevcit, e cila u akuzua se nuk po drejton në mënyrë të drejt seancën.

Tensione, fyerje e shtyrje ndodhën edhe derisa lëshonin sallën deputetët e PDK-së.

Lexo edhe

Video