Kuvendi nuk zgjedh zëvendësit e Avokatit të Popullit

Kuvendi nuk zgjedh zëvendësit e Avokatit të Popullit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë zgjedhur asnjë prej kandidatëve për zëvendës të Avokatit të Popullit.

Meqenëse asnjë prej kandidatëve nuk mori 50 votat e mjaftueshme për të marrë këtë pozitë, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mbylli punimet e kësaj seance.


“Meqenëse asnjë prej kandidatëve nuk i ka marrë 50 vota për, të nevojshme për t’u zgjedhur. Konstatojmë se asnjëri prej kandidatëve nuk është zgjedhur zëvendës i Avokatit të Popullit”, tha ai.

Kandidatët për zëvendës të Avokatit të Popullit ishin Leonora Selmani, Majlind Sinanaj – Lulaj, Shqipe Ibraj – Mala, Isa Hasani, Basri Kastrati, Arta Ibrahimi, Selman Ymeri dhe Naile Alaj.

Lexo edhe

Video

error: