Kuvendi nesër me dy seanca, njëra mbi pandeminë në Kosovë

Kuvendi nesër me dy seanca, njëra mbi pandeminë në Kosovë

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër nga ora 15:00. Deputetët do të mblidhen nesër paraprakisht në një seancë të jashtëzakonshme nga ora 11:00 për të diskutuar mbi gjendjen e pandemisë COVID-19.

Debati vjen në kohën kur vendi po përballet me shifra të larta ditore të rasteve të reja me koronavirus, ku vetëm në 24 orët e fundit është shënuar një rekord tjetër i ri prej 4.397 rasteve.

Zëvendësministri i Shëndetësisë (MSH), Arsim Berisha, ka deklaruar se mund të ketë rishikim të masave antiCOVID në ditët në vijim.


Qeveria e Kosovës më 21 janar ka vendosur masa shtesë mbrojtëse kundër COVID-19. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00. Ndërkaq shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Kuvendi i Kosovës po ashtu nesër do të vazhdojë punimet e seancës së sotme nga ora 15:00.

Ky është rendi i ditës:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2.    Pyetjet parlamentare,
3.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndihmën Juridike Falas,
4.    Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,
5.    Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, 
6.    Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,
7.    Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,
8.    Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,
9.    Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim. ​
  

Lexo edhe

Video