Kuvendi miraton Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare private

Kuvendi me 67 vota për ka miratuar në parim Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare private, të cilin projektligj e ka prezantuar dhe arsyetuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja Haxhiu fillimisht tha se rregullimi i kësaj fushe është kompleks, por shtoi se projektligji është në pajtim me standarde më të avancuara ndërkombëtare dhe heq nga rendi juridik një ligj të Ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë.


“Projektligji i ri është në pajtim me standardet më të avancuara ndërkombëtare dhe heq nga rendi juridik një ligj të ish-RSFJ-së që nuk i përgjigjet rrethanave police juridike dhe ekonomike të shtetit tonë, pra, nga viti 1982. Si rrjedhojë e rëndësisë së madhe të këtij projektligji besojmë që është me rendësi Kuvendi i Kosovës t’i jap miratimin e tij dhe pastaj hyrjes në fuqi”, theksoi ajo.

Kuvendi tani është duke shqyrtuar në parim Projektligjin për Provimin e Jurisprudencës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • Vazhdon seanca e Kuvendit - KosovaPress , November 19, 2021 @ 12:39 pm

    […] Drejtat Autoriale Live Video 2 hours ago Kuvendi miraton Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare private ​Kuvendi shkon në pauzë në mungesë të ministrave, Konjufca: Qeveria të bëhet më […]

Komentet janë të mbyllura.