Kuvendi miraton pa opozitën Projektligjin për Byronë Shtetërore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kuvendi miraton pa opozitën Projektligjin për Byronë Shtetërore
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës, me 62 vota pro, ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në votim kanë marrë pjesë vetëm deputetët e mazhorancës, ndërsa munguan ata nga opozita.

Krahas kësaj, mazhoranca miratoi edhe Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, si dhe atë për banim social dhe të përballueshëm.

Të tri projektligjet u miratuan me procedura të përshpejtuara të enjten në Kuvend. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025