Kuvendi miraton në lexim të dytë Projektligjin për financimin e subjekteve politike

Kuvendi miraton në lexim të dytë Projektligjin për financimin e subjekteve politike

Kuvendi i Kosovës me 64 vota për ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për financimin e subjekteve politike.

Pro projektligjit përveç mazhorancës u shprehën edhe deputetët e AAK-së, ndërsa ata nga PDK dhe LDK u përmbajtën nga votimi.


Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi në lexim të dytë edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,

Drita e gjelbër iu dha edhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, Projektligjit për Inspektoratin sanitar të Kosovës dhe Projektligjin për të Drejtën Ndërkombëtare Private./E.Zeqiri/

Lexo edhe

Video