Kuvendi miratoi ligjin për KPM-në, Kusari: Ditë e errët për demokracinë, lirinë e shprehjes dhe të medias
Lexohet për: 2 min.
gazetaret
7 muaj më parë
Linku u kopjua

“Sot është ditë e erret për demokracinë dhe lirinë e shprehjes dhe të medias në Kosovës”.

Kështu ka thënë juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari.

Reagimi i saj vjen pasi sot Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

“VV-ja e aprovoi me 61 vota projektligjin anti-europian për Komisionin e Pavarur për Media. Sot është ditë e errët për demokracinë dhe lirinë e shprehjes dhe të medias në Kosovë”, ka shkruar Flutura Kusari në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

 Deputetët të cilët abstenuan gjatë votimit të kësaj nisme legjislative ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani dhe Dimal Basha.

Organizatat joqeveritare nuk e kanë mbështetur Ligjin për KPM-në, meqë kanë thënë se nuk janë marrë parasysh 80 për qind e rekomandimeve të Këshillit të Evropës.

Ky projektligj, i dorëzuar më 27 dhjetor 2023, parasheh që platformat për shpërndarje të video-materialeve dhe mediat online t’i nënshtrohen regjistrimit nga KPM-ja nëse dëshirojnë të publikojnë audio e video materiale.

Ndërkaq, Kuvendi nuk arriti ta miratoj në lexim të dytë ligjin për Zyrtar Publikë dhe si i tillë është bartur për një seancë të ardhshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025