Kuvendi me rezolutë dënon agresionin rus në Ukrainë, Lista Serbe nuk e votoi

Kuvendi me rezolutë dënon agresionin rus në Ukrainë, Lista Serbe nuk e votoi

Kuvendi i Kosovës me 94 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar rezolutën e cila e dënon agresionin ushtarak dhe invazionin e federatës ruse mbi Ukrainën dhe popullin e saj.


Të gjitha grupet parlamentare përveç Listës Serbe që nuk mori pjesë në këtë seancë, e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë.  Lista serbe fillimisht mori pjesë në seancë, por pankartat në mbështetje të Ukrainës, të vendosura para ulëseve të tyre, i kthyen përmbys. Kurse, kur erdhi koha për ta miratuar rezolutën, ata lëshuan sallën.

Lexo edhe

Video