Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare

Kuvendi mblidhet nesër në seancë plenare

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë të re plenare. Në rend të ditës do të jenë dhjetë pika, në mesin e tyre edhe propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Seanca pritet të fillojë në ora 11:00.

Ky është rendi i ditës:

1.         Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.         Pyetjet parlamentare,

3.         Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,


4.         Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

5.        Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”,

6.       Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”,

7.       Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performacës “Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”,

8.        Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës “Organizimi dhe menaxhimi i Investimeve të Teknologjisë së Informacionit në Institucionet Publike”,

 9.         Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave,

 10.       Propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: