Kuvendi mban seancë plenare

Kuvendi mban seancë plenare

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në ora 10:00 seancë plenare. Në rend dite janë 9 pika. Ndër to edhe zgjedhja e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për të cilën gjatë ditës së djeshme, opozita por edhe shoqëria civile kërkuan që të hiqet nga rendi i ditës.

Organizatat e shoqërisë civile thonë se kandidati për këtë pozitë, Enver Bujari, ka manipuluar me CV-në e tij, duke mos ofruar dokumentin që dëshmon mbi përvojën e punës, ashtu siç është kërkuar me konkurs dhe ligj, por vetëm raportin e Trustit Pensional.

Shoqëria civile vlerëson se Komisioneri për Informim dhe Privatësi do të jetë personi më i rëndësishëm në Kosovë në mbrojtjen e të dhënave personale dhe garantimin e qasjes në dokumente publike.

“Ai duhet të jetë profesional, pa ngjyrosje politike dhe me integritet të lartë. Shpresojmë që Lëvizja Vetëvendosje do të reflektojë dhe nuk do të rrezikojë një institucion kaq të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.

Ky është rendi i ditës:

 1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,


3. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

5. Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,

6. Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës,

7. Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit,

8. Zgjedhja e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi,

9. Propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: