Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Lexohet për: 4 min.
kuvendi-i-shqiperise
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancën e fundit plenare për këtë sesion.

Në seancën e sotme pritet të shqyrtohen 19 projektligje mes të cilëve edhe ndryshimet në Kodin zgjedhor.

Kështu sot pritet të shqyrtohet projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë””, i ndryshuar.

Projektligj “Për miratimin e rezolutës nr. 265 “Rritja e fondit të kapitalit të autorizuar dhe regjistrimi/nënshkrimi në të” të vitit 2023 të Bordit të Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Moldavisë për bashkëpunimin policor”.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Gjeorgjisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar”.

Projektligj “Për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të investimeve për linjën hekurudhore Vorë- Hani i Hotit – Porta Globale”.

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 0019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Projektligj “Për Policinë e Shtetit”.

Projektligj “Për miratimin e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2024-2033”.

Projektligj “ Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”.

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë (UNED) për hapjen e Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë, kampusi në Gjirokastër”.

Projektligj “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.

Projektligj “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.

Projektligj “Për miratimin e Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë”.

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 78/2020 “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të provës”.

Projektligj “Për një ndryshim në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë”.

Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i ndryshuar.

Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 35/2023 “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”.

Miratimi i Projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.

Gjithashtu në seancën e sotme plenare pritet të shqyrtohet edhe projektvendimi “Për miratimin e raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS”.

Projektvendim “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e nëndrejtorit ekzekutiv”.

Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”.

Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 67/2021 “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë të komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar./ATSh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024