Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Protokollin për anëtarësim në NATO

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Protokollin për anëtarësim në NATO

Me 114 vota pro, asnjë kundër e asnjë të përmbajtur deputetët kanë miratuar Marrëveshjen për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike, në mënyrë që të mos bllokohet integrimi i vendit në NATO, për shkak të shpërbërjes së Kuvendit për zgjedhjet e prillit.


Deri në anëtarësimin e plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në NATO, si anëtare e 30-të mbetet vetëm ratifikimi i Protokollit në Spanjë.

Gjatë seancës plenare, Presidenti, Stevo Pendarovski dhe kryeministri teknik, Oliver Spasovski theksuan se anëtarësimi në NATO u bë i mundur falë kompromiseve me fqinjët, falë Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe në veçanti, Marrëveshjes së Prespës./Alsat/

Lexo edhe

Video