Kuvendi i Kosovës shpenzoi mbi 8 milionë euro gjatë vitit të kaluar

Kuvendi i Kosovës shpenzoi mbi 8 milionë euro gjatë vitit të kaluar

Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar mbi 8 milionë euro gjatë vitit 2021. Rreth 6 milionë prej tyre ka qenë në kategorinë për paga,  meditje dhe shtesa.

Këtë e bëri të ditur sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Financa.

Shqetësime për rritje të shpenzimeve në dreka dhe karburante ngriti deputeti i PDK-së, Ferat Shala.


Ai tha se në vitin 2020 ka pasur më pak shpenzime.

Mirëpo, sekretari, Krasniqi tha se dallimi ndërmjet viteve është vetëm 7 mijë euro, pavarësisht se në vitin 2021 ka pasur më shumë aktivitete.

Lexo edhe

Video