Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar mbi 1.8 milionë euro për tre muajt e parë 2022

Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar mbi 1.8 milionë euro për tre muajt e parë 2022

Për tre muajt e parë të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar 1 milion e 819 mijë e 199 euro, prej tyre për paga dhe shtesa 1 milion e 592 mijë euro, ndërsa për mallra dhe shërbime 162 mijë euro.

Kjo është bërë e ditur sot nga sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi gjatë arsyetimit të raportit të shpenzimeve të Kuvendit për tremujorin e parë të vitit 2022 para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.


Krasniqi theksoi gjithsej shpenzimet e kuvendit në katër programe të ndara ka shpenzuar 1 milion e 819 mijë e 199 euro.

Komisioni ka miratuar këtë raport të Kuvendit dhe raportin vjetor financiar të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2021.

Lexo edhe

Video