Kuvendi i Federatës së Volejbollit, diskutohet për avancimin e volejbollit

Kuvendi i Federatës së Volejbollit, diskutohet për avancimin e volejbollit

Federata e Volejbollit të Kosovës ka mbajtur kuvendin e rregullt të punës, ku përveç tjerash është diskutuar edhe për zhvillimin dhe avancimin e volejbollit kosovar.

Hapjen e mbledhjes e bëri presidenti, Bahri Gjinovci me një fjalim, derisa të gjitha pikat e rendit të ditës u aprovuan unanimisht.


Sipas njoftimit, janë zgjidhur organet e Kuvendit, ku edhe është shqyrtuar dhe miratua raporti i punës 2021, por edhe raporti financiar dhe i auditimit.

Po ashtu, është aprovuar edhe raporti i Këshillit Mbikqyrës, plani aktiv dhe financiar për vitin 2022.

Ndër të tjerash, mes të pranishmëve pati diskutime edhe për zhvillimin dhe avancimin e volejbollit kosovar.

Lexo edhe

Video