Kuvendi formon komisionin hetimor për privatizimin në Kosovë

Kuvendi i Kosovës po vazhdon me seancën ku është formuar Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Deputeti Bedri Hamza në cilësinë e propozuesit të komisionit, tha se PDK ka paraqit këtë nismë të rëndësishme ligjore në mënyrë që ngjarjet që kanë ndodhur rreth privatizimit të bëhen publike të vërtetat e pathëna por edhe të eliminohen paragjykimet që janë servuar qytetarëve të Kosovës.

“Kush privatizojë e kush përfitojë nga procesi i privatizimit në Kosovë, me emër e mbiemër të bëhen publike personat fizik dhe juridik, të lidhur me politikën, qofshin edhe politikan, si dhe të specifikohet objekti dhe vlera e privatizimit. Cila është lista e ndërmarrjeve të privatizuara deri më tani, cili është roli i qeverisë ndër vite të privatizimit “, tha ai, duke shtuar se këto e shumë të tjera Duhet t’i nxjerr komisioni dhe t’ia paraqes Kuvendit për miratim.


Ky komision është paraparë t’i ketë 11 anëtarë.

 

Lexo edhe

Video

error: