Kuvendi do të miratojë rezolutë për dënimin e sulmit terrorist nga serbët
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Kuvendi i Kosovës do të votojë një rezolutë për dënimin e sulmit terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit. Grupet parlamentare kanë vendosur që të ndryshohet rendi i ditës, ku në fillim të seancës plenare është kërkuar që të votohet propozimi për këtë projekt-rezolutë.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha se Kosova tha se mëngjesi i së dielës zbardhi të vërtetën e plotë të Serbisë e cila nisi të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi.
Në seancë plenare, ajo shtoi se e njëjta Serbi që mohon ende krimet e kryera në Kosovë, zgjedh të mohojë edhe involvimin e saj në sulmet terroriste të së dielës.
Në këtë situatë, shefja e deputetëve të shumicës theksoi se duhet të shtohen përpjekjet për bashkërendim të betejës politike me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore. Tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar tetë persona. /Sh.Pajaziti