Kuvajti i rrëzon tre superavionë amerikanë, në një sulm “miqësor”, sherri i Iranit
3-Third
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kuvajti i rrëzon tre superavionë amerikanë, në një sulm “miqësor”, sherri i Iranit
avioni kuvajt
02/03/2026 - 13:01
Linku u kopjua

Shtetet e Bashkuara e kanë pranuar se mbrëmë në orën 23:03 i janë rrëzuar, teksa fluturonin mbi Kuvajt, tre avionë luftarakë F-15E Strike Eagle.

Ata, siç u raportua nga Komanda Qendore e Ushtrisë Amerikanë, u qëlluan, më zjarr “miqësor” nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit, teksa ishin në misionin mbështetet në operacionin “Epic Fury” për në Iran.

“Gjatë luftimeve aktive — që përfshinin sulme nga avionë iranianë, raketa balistike dhe dronë — avionët luftarakë të Forcave Ajrore të SHBA-së u qëlluan gabimisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit”, thuhet në një kumtesë të kësaj komande, përcjellë KosovaPress.

Të gjashtë anëtarët e ekuipazhit u hodhën me parashutë në mënyrë të sigurt, janë rikuperuar dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

“Kuvajti e ka pranuar këtë incident dhe ne jemi mirënjohës për përpjekjet e forcave të mbrojtjes së Kuvajtit dhe mbështetjen e tyre në këtë operacion në vazhdim”, shtohet në kumtesë, .

Sipas Komandës, shkaku i incidentit është duke u hetuar dhe informacionet shtesë do të publikohen sapo të jenë në dispozicion.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026