Kush është gruaja që u qëllua për vdekje në SHBA pasi hyri në Kapitol Hill?

Kush është gruaja që u qëllua për vdekje në SHBA pasi hyri në Kapitol Hill?

Ashli Babbitt, veterane e Forcave Ajrore, është një nga katër viktimat që shkaktuan trazirat e një ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ishte në krye t turmës që mësynë drejt Kapitol Hill për të protestuar kundër ardhjes në pushtet të presidentit të zgjedhur Joe Biden.

35-vjecarja u përlesh me trupat e Gardës Kombëtare, brenda sallës së Kongresit, gjë që nxiti forcat e policisë ta qëllonin.


Përpara se të niste protesta, ajo kishte postuar në rrjetet sociale mesazhe, të cilat mbështesnin pretendimet për manipulim të votave të presidentit në largim Donald Trump, raporton euronews.al.

Ashli Babbitt, e cila jetonte në San Diego të Kalifornisë, kishte shërbyer në Afganistan dhe në Irak. Ish-bashkëshorti i saj është shprehur se ajo ishte një mbështetëse e flaktë e Donald Trump.

Policia ende nuk ka deklaruar më shumë të dhëna për sa i përket kësaj ngjarjeje. Identiteti i policit që qëlloi ndaj Ashli Babbitt akoma nuk është bërë publik.

Përplasjet shkaktuan edhe tre viktima të tjera, si dhe shumë të plagosur, mes të cilëve disa punonjës policie.

Lexo edhe

Video

error: