Kusari-Lila viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Të gjithë do të dalin faqebardhë

Kusari-Lila viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Të gjithë do të dalin faqebardhë

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila sot ka Rexhep Selimi në Hagë, për të cilin ka shkruar se padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së.


Ajo ka shkruar në Facebook se gjatë vizitës ka takuar edhe bashkëluftëtarët e Selimit, tek të cilët ka parë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur që nga kjo sfidë e vendit tonë të ri, të gjithë do të dalin faqebardhë.

“Sa e rëndësishme aq edhe e ndjeshme është që kjo histori e re e Kosovës të shkruhet ashtu si e meriton që gjeneratat e reja të kuptojnë vlerën e lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë. Me Rexhën dhe tjerët u përshëndetëm me fjalët, shihemi në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Lexo edhe

Video