Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Kusari-Lila: Vetëvendosje do të vazhdojë iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

Kusari-Lila: Vetëvendosje do të vazhdojë iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

Ushtruesja e detyrës së shefit të gurpit parlamentar të Lëvizjës Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur nuk tërhiqen nga iniciativa për ndryshime në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë. Pas përfundimit të seancës, ajo ka thënë se lidhur me këtë do të vazhdohet me procedurë të rregullt, ndërsa hapi i radhës tha se është seanca për votimin e presidentit por për të cilën nuk dihet ende kur do të mbahet.

Ajo tha se iniciativa e deputetëve të Vetëvendosjes sot lidhur me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme garanton të drejtën e mërgatës për votim.

“Kushtëzimi i zgjedhjës së presidentit apo presidentes me kushtin që të tërhiqemi nga një iniciativë e cila garanton një të drejtë kushtetuese flet shumë më tepër për ata që e bëjnë këtë kusht sesa për ne a e pranojmë apo jo. Ne po flasim për një ligj i cili garanton të drejtë elementare, të drejtë kushtetuese të mërgatës, ndërsa ata po na tregojnë se ne na kushtëzojnë me proces që mund të përfundojë me zgjedhje për qytetarët e Republikës prap në mesin e pandemisë nga e njëjta parti politike duke u arysetuar se nuk e pranojnë iniciativën e tillë”, tha ajo.

Kusari-Lila tha se do të vazhdohet me iniciativen për ligjin për zgjehdjet e përgjithshme.


“Ne do të vazhdojmë me këtë iniciativë, sonte ishte vetëm, në fakt u mbivotua përpjekja për të shkuar me procedurë të përshpejtuar të një ligji pjesë e së cilit konsiderojmë që është shumë më e gjerë reforma zgjedhore dhe kjo nuk do ta përmbyllte reformën zgjehdore, kjo vetëm do ta niste reformën zgjedhore por duke ju foruar të drejtën e munguar për 20 vite diasporës së Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Kusari-Lila nuk bëri të ditur kur do të mbahet seanca për votimin e presidentit, veçse tha se e njejta do të mbahet së shpejti dhe konfrom afateve ligjore.

“Shumë shpejtë, natyrisht hapi i radhës është për zgjedhjen e presidentit, presidentës në këtë rast, dhe natyrisht ne presim që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës pa dallim të reflektojnë në pozicionet e tyre dhe kuptojnë se mundësia për pjesëmarrje nuk është çështje vetëm e zgjedhje, është obilgim e para, dhe e dyta në kuadër të fletëvotimin kanë mundësi të shprehin mbështetjen apo mosmbështetjen”, tha ajo.

Partia në pushtet ka nisur sot iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, për çka u kritikua nga opozita dhe shoqëria civile me arsyetimin se këtë po e bënë me nguti dhe pa konsultim paraprak.

Lexo edhe

Video

error: