Kusari-Lila tregon se si mund të votojnë serbët e Kosovës në zgjedhjet e prillit të Serbi

Kusari-Lila tregon se si mund të votojnë serbët e Kosovës në zgjedhjet e prillit të Serbi

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se rezoluta e Kuvendit ka rikonfirmuar vullnetin e të gjitha partive politike, në raport me një proces që shkel sovranitetin e Kosovës.

Ajo la të kuptohet se në Kosovë nuk do të ketë qendra të grumbullimit të votave për zgjedhjet e prillit në Serbi.


“Rezoluta e Kuvendit ka rikonfirmuar vullnetin e të gjitha partive politike, në raport me një proces që shkel sovranitetin e Kosovës. Votimi për zgjedhjet qofshin ato parlamentare apo siç ishte me referendum të një shteti tjetër është i paraparë, ekzistojnë metoda se si votohet, votohet me shkuarje në shtetin ku mbahen zgjedhjet, me postë apo në zyret e atij shteti”, tha ajo, duke shtuar se nuk e beson fare që ka prishje të raporteve të Kosovës me ndërkombëtarët.

“Kosova si projekt dhe si nismë edhe pas shpalljes, edhe pas pavarësisë është bashkë me partnerët strategjik ndërkombëtar”, tha ajo.

Lexo edhe

Video