Kusari-Lila takon përfaqësuesit e familjeve gjakovare në Shkup

Kusari-Lila takon përfaqësuesit e familjeve gjakovare në Shkup

Kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka qëndruar në Shkup, ku ka takuar disa nga përfaqësuesit e familjeve gjakovare, gjithashtu anëtarë të Shoqatës “Sofra Gjakovare” në Shkup.


Ajo ka shkruar në Facebook se bashkë me deputetet Fitore Pacolli dhe Jeta Statovci, kanë biseduar me familjet gjakovare për procesin e zgjedhjeve lokale, programin tonë dhe pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor.

“Gjithashtu, biseduam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar, projektet rrugore të nisura nga Qeveria Kurti sikur ai i rrugës Prizren – Tetovë, si dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik në të dy anët e kufirit. Programi ynë në nivelin qendror dhe ai zgjedhor në nivelin lokal, parashohin projekte konkrete me synim rritjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit mbarëshqiptar në tërë rajonin”, ka shkruar ajo.

Lexo edhe

Video

error: