Kusari-Lila: Shembja e rrugës, dëshmi e standardit të qeverisë së kaluar

Kusari-Lila: Shembja e rrugës, dëshmi e standardit të qeverisë së kaluar

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas shembjes së rrugës në magjistralen Prishtinë-Gjakovë, konkretisht te “Kodra e Becit”.

Përmes një statusi në Facebook, Kusari-Lila, ka akuzuar qeverinë e kaluar, e cila sipas saj bëri investime infrastrukturore të cilësisë së dobët.

Ajo ka thënë se puna e Ministrisë së Infrastrukturës mund t’i kushtojë me jetë dikujt, andaj ka kërkuar kujdes.

Ky është postimi i saj i plotë:

Kujdes kur të niseni në magjistralen Prishtinë – Gjakovë apo segmentin e rrugës Klinë – Gjakovë, më konkretisht, tek Kodra e Becit.


Rreziku i shkaktuar nga shembja e rrugës së re, mund t’i kushtojë me jetë dikujt.

Punimet e “reja” të nisura në qeverinë e kaluar janë dëshmuar të standardit të paraqitur në foto.

I njëjti standard me zell po synohet të bartet nga partia që udhëhoqi Ministrinë e Infrastrukturës në qeverinë e kaluar edhe në qeverinë e “re”.

Pika e dytë në parimet qeverisëse të kësaj partie është ajo me “investimet” e synuara në asfalt.

Nëse standardi i asfaltit dhe i qeverisjes së synuar barazohen, mund të presim pamje sikur të fotos së bashkangjitur.

Lexo edhe

error: