Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ka lëshime dhe disa pasaktësi. Sipas saj, raporti ndër vite ka treguar për probleme të funksionimit të drejtësisë. Në seancë plenare, ajo krahasoi përmbajtjet e raporteve të mëparme dhe për vitin e kaluar, ku tha se pushteti ka probleme të trashëguara.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila deklaroi se raporti i vitit 2023, flet për korrupsionin në qeveri bazuar në numrin e madh të kallëzimeve penale por jo për ngritje të aktakuzave.
Sa i përket lirisë së fjalës dhe mediave, shefja e shumicës parlamentare shtoi se në raportin e fundit nuk përmendet fakti se gazetarët nuk lejohen nga pronarët e mediave që të raportojnë për korrupsionin e qeverisë. Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes tha se raporti ka lëshime dhe pasaktësi për numrin e grave të pozita udhëheqëse.