Kusari-Lila: Përulje para sakrificës së familjes Jashari, është e pashembullt në kombin tonë

Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe në ditën e lindjes se komandantit legjendar, Adem Jashari sot Homazhe në kompleksin Memorial në Prekaz, kanë bërë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje bashkë më anëtar të kësaj partie.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se


“Jemi këtu sot në nderim të 28 nëntorit, ditës e cila ka shumë kuptime për kombin shqiptar në një peshë të veçantë ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari, 110 vjetori i shpalljes të Shqipërisë së pavarur dita e flamurit një ditë që në peshë dhe rëndësi çdoditë e më shumë po tregon se sa e rëndësishme është të kultivohet e sa e rëndësishme është të kujtohet se sa e rëndësishme është që ne çdo ditë të angazhohemi që këtë ditë ta bëjmë realitet për idealin dhe sakrificën e gjithë atyre të nuk janë më sot me përulje si çdoherë tjetër për të nderuar një sakrificë e cila është e pashembullt në kombin tonë në kuptimin e sakrificës me tërë familjen dhe përpjekjeve të vazhdueshme inspirinit dhe mesazhin që sakrifica e familjes Jashari dha pastaj për ushtarët e UÇK”, tha ajo.

Homazhe tek kompleksi memorial në Prekaz ka bërë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi bashkë me kabinetin qeveritar.

Lexo edhe

Video