Kusari-Lila: Përkundër rënies së numrit të të infektuarve, masat të mbeten në fuqi

Shefja e Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila derisa ka folur për procesin zgjedhor të së dielës, ka thënë se në këtë kohë ka përmirësim të gjendjes me pandeminë Covid-19 dhe një normë të lartë të vaksinimit mbi 35 përqind të qytetarëve më dy dozat.

Përkundër rënies së të infektuarve me Covid-19, ajo tha se masat duhet respektuar.


“Tani kur një numër i konsiderueshëm i komunave do të kenë raund të dytë të votimeve, para vetës i kemi edhe katër javë të plota të angazhimit politik për vazhdimësi të procesit zgjedhor. Në ndërkohë kemi pasur një përmirësim të ndjeshëm të situatës me pandeminë, duke pasur numrat më të ulët të infektime, ndërsa me rritjen më të lartë të normës së vaksinimit, krahasuar me vendet e rajonit. Aktualisht në Kosovë të vaksinuar janë 35.6 përqind me dy dozat të administruara, ndërsa në total janë administruar 1 milion e 489 mijë 688 doza ta vaksinës. Këto statistika nuk duhet ende të na japin përshtypjen se e kemi kaluar krizën, përkundër duhet mirëmbajtur masat në fuqi përderisa ato të vlerësohen të domosdoshme. Ky proces nuk do të thotë që angazhimet tjera të qeverisë dhe kuvendit duhet të ndalen apo të ngadalësohen”, tha ajo.

Deputetja Kusari Lila ka komentuar edhe aksionin e fundit për kontrabandën.

“Punët, sukseset dhe aktivitetet duhet vlerësuar me peshën dhe efektin pozitiv që e kanë. I tillë ishte aksioni kundër rrjetit të kontrabandës për të cilin hetimet ishin zhvilluar prej dhjetorit 2020 dhe në mars 2021. Aksioni i koordinuar me policinë dhe prokurorinë  e Kosovës. Gjatë këtij aksioni nën total janë kontrolluar 26 lokacione, në komunat , Prishtinë, Pejë, Mitrovicës Jugore, veriore dhe në Zveçan. Janë sekuestruar mbi 100 mijë euro mallrat e kontrabanduara. E tërë kjo situatë solli reagime dhe diskutime mbi tendencën arsyen dhe kohën e zhvillimit të operacionit se mund të pritej të bëhej ky aksion pas zgjedhjeve lokale. Punët e Qeverisë dhe Kuvendit nuk presin”, tha ajo.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: