Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Kusari-Lila: MEA ka pajisur me leje ujore “Kelkos” në kundërshtim me ligjin

Kusari-Lila: MEA ka pajisur me leje ujore “Kelkos” në kundërshtim me ligjin

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka akuzuar ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi se ka pajisur me leje ujore kompaninë “Kelkos Energy” në kundërshtim me Ligjin për Ujërat.

Në interpelancën që vet e ka iniciuar, deputetja opozitare tha se me dhënien e licencave afatgjate (40vjet) për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “Kelkos Energy” për HC “Deçani” dhe HC “Belaja po cenohet e drejta njerëzore për ujë të pijes.


Ministria e drejtuar nga zotëri Kuçi ka pajisur ‘Kelkos’-in me leje ujore në kundërshti të qartë me Ligjin për ujërat. Së pari ‘Kelkos’ nuk ka ndërtuar digën ujëmbledhëse që siguron ujin për nevojat të tjera sipas prioriteteve paracaktuara me nenin 28 të ligjit dhe projektit fillestar. Së dyti Kelkos nuk ka përmbushur kushtet për lejet ujore të mëhershme ndërsa lejet e nëntorit 2020 konstatojnë pa përmendur asnjë provë se kushtet janë përmbushur. Së treti Kelkos është entitet privat që nuk i është nënshtruar një procedure konkurruese për të fituar të drejtën ujore siç kërkohet me nenet 70 të ligjit. Kur ‘Kelkos’ cenon të drejtën për ujë të pijes, “Kelkos” cenon të drejtën njerëzore, e bashkë me atë edhe autoritetet që e lejojnë atë”, tha ajo.

Kusari-Lila bëri të ditur se gjatë kësaj interpelance po do të propozojnë një projekt-rezolutë, për të cilën kërkojë harmonizim nga gjitha grupet parlamentare.

https://www.youtube.com/watch?v=URhuf6h12RA

Lexo edhe

Video

error: