Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas dërgimit në Kushtetuese të 16 ligjeve nga Partia Demokratike e Kosovës.
Shefja e Grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila në një konferencë për media sot, theksoi se opozita po e përdor Gjykatën Kushtetuese për interesa personale dhe grupore. Ajo tha se “çfarë kanë përvetuar kundërligjshëm në pushtet, duan ta mbrojnë me mekanizma ligjorë.”
PDK dërgon në kushtetuese 16 projektligje • KosovaPress
Sipas saj, dërgimi në Kushtetuese nga LVV dikur është bërë për të parandaluar “një të keqe për vendin.”Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje deklaroi se të gjithë deputetët të cilët kanë konfirmuar që nuk do të garojnë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, do të jenë pjesëmarrës nëse do të mbahet ndonjë seancë.