Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila akuzoi sot partitë opozitare se po përdorin ndikimin e tyre në Prokurorinë e Kosovës për të sulmuar Qeverinë Kurti.
Në debatin parlamentar për zhvillimet në KEK, pas arrestimit të Nagip Krasniqit, shefja e deputetëve të LVV-së tha se opozita e përdorën thirrjen e mikut, duke aluduar në prokurorinë që të arrestohet ish kryeshefi i KEK-ut, siç tha ajo edhe pa fakte mirë të argumentuara.
“Në arsyetimin e saj opozita është thirr në shqetësimin e thellë që ata e kanë për tendencat e kinse pozitës për të ndërhyrë në punën dhe institucioneve të pavarura të drejtësisë. Por çka po ndodh sot, opozita po mundohet të shfrytëzojë mekanizmin në të cilin ende e kanë ndikimin e tyre, atë të prokurorisë, duke kthyer sallën e Kuvendit në gjykatore. Për të realizuar këtë skenar deri në fund, unë i propozoj opozitës që ta bëjnë edhe një mocion sot dhe nga qendra e paraburgimit ku po mbahet zotëri Nagip Krasniqi të sillet këtu, në sallën e Kuvendit, ashtu duar lidhur siç e nxorën nga gjykata dhe të pyetet për të gjitha procedurat e prokurimit dhe aktivitetet operacionale që janë zhvilluar në KEK gjatë 1 viti e gjysmë sa ishte ai drejtor”, tha ajo.
Sipas saj, arrestimi i Nagip Krasniqit ka ndodhur pse i është dhënë dikujt tender e dikujt tjetër jo./Kosovapress