Kurti zyrtarisht pranon detyrën e kryeministrit të Kosovës

Albin Kurti zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryeministrit të Kosovës. Me ceremoni shtetërore, ish kryeminsitri Avdullah Hoti ia ka dorëzuar Kurtit, postin e të parit të ekzekutivit.

Për ta nderuar Kurtin, i cili u zgjodh dje kryeministër në Kuvend, u rreshtuan edhe garda e FSK-së dhe tepihu i kuq.


Kryeministri Albin Kurti dhe ish-kryeministri Hoti vazhduan në ambientet e zyrës së Kryeministrit, ku ish-Kryeministri i uroi mirëseardhje dhe suksese në punën e tij, si dhe ia dorëzoi raportin e punës së deritashme të Qeverisë.

Ndërkohë, sot do të mbahet mbledhja e parë ceremoniale e Qeverisë së Republikës Kosovës nën drejtimin e Kryeministrit Kurti. 

Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 përqind në zgjedhjet e 14 shkurtit. Derisa dje, me 67 vota pro në Kuvend u formua qeveria Kurti 2.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.