Kurti zhvillon bisedë telefonike me Derek Chollet

Kurti zhvillon bisedë telefonike me Derek Chollet

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka pasur sot një bisedë telefonike me këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet.


Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se me Chollet ka biseduar lidhur me dialogun me Serbinë, duke u fokusuar te nevoja për arritjen e një marrëveshjeje të qendërzuar në njohje reciproke.

“Një bisedë e frytshme telefonike me këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet, lidhur me shumë çështje, përfshirë dialogun me Serbinë, rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje të qendërzuar në njohje reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në Uashington në muajin e kaluar”, ka shkruar Kurti.

Lexo edhe

Video