Kurti: Zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut konfirmojnë rritjen e madhe të VV-së

Kurti: Zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut konfirmojnë rritjen e madhe të VV-së

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka mbajtur një takim virtual me drejtorin e Global Europe Program, në kuadër të Ëilson Center me bazë në ShBA, Daniel Himilton.

Ai thotë se në takimin virtual të mbrëmshëm ka prezantuar përvojat dhe sfidat e qeverisjes së VV-së në nivelin qendror në pranverën e 2020-tës ku thotë edhe se “prezantova mbi përvojën dhe sfidat e qeverisjes sonë në nivelin qendror në pranverën 2020, mbi përgatitjet tona në kuadër të qeverisjes alternative me pesë shtylla përkatëse të saj, dhe mbi rezultatet e suksesshme elektorale në Besianë e në komunën veriore të Mitrovicës që konfirmuan rritjen e madhe të VETËVENDOSJE!-s. “


Ai thotë të ketë njoftuar Himilton edhe se situata në Ballkanin Perëndimor dhe dialogu me Serbinë ishin temat kryesore të takimit.

“Situata në Ballkanin Perëndimor dhe dialogu me Serbinë ishin po ashtu ndër temat kryesore të takimit. Aty paraqita qëndrimin tonë se dialogu duhet të jetë parimor dhe i definuar mirë, se Kosova ka nevojë për rilegjitimim të institucioneve përmes zgjedhjeve të reja, kurse Serbia ka nevojë për demokratizim dhe ballafaqim me të kaluarën. Gjithashtu, theksova se nuk duhet të synohet medoemos një përmbyllje e shpejtë e dialogut, por duhet t’i japim përparësi përmbajtjes, transparencës dhe gjithëpërfshirjes”, shkruan ai.

“Për ne ishte shumë e vlefshme t’i dëgjojmë mendimet dhe analizat e pjesëmarrësve mbi çështjet e shumta të diskutuara, si situata politike në ShBA, shanset e restaurimit të raportit trans-atlantik për rajonin tonë, niveli i ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor dhe masat për parandalimin dhe kufizimin e ndikimit të tyre autoritar etj. Në fund të diskutimit, u pajtuam që ta thellojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, ka shkruar më tej Kurti.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: