Kurti-Zejnullahu Raçi diskutojnë mbi sfidat me të cilat po përballet SHSKUK

Kurti-Zejnullahu Raçi diskutojnë mbi sfidat me të cilat po përballet SHSKUK

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) Pranvera Zejnullahu Raçi, me të cilin ka biseduar mbi sfidat aktuale në SHSKUK dhe strategjitë e reformimit të sistemit të kujdesit shëndetësor dytësor dhe tretësor.


Në takim Raçi prezantoi planet afatshkurtra dhe imediate për përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët, si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për punonjësit shëndetësorë.

Ndërsa, kryeministri Kurti ofroi përkrahjen e Qeverisë për realizimin e objektivave për kujdes sa më të mirë shëndetësor, për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, thuhet në komunikatë.​

Lexo edhe

Video