Kurti viziton familjen e Kadri Zekës

Kurti viziton familjen e Kadri Zekës

I shoqëruar nga kryetari i Gjilanit Alban Hyseni dhe deputeti Hydajet Hyseni, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sonte familjen e veprimtarit të çështjes kombëtare Kadri Zeka.


Aty u mirëprit dhe bashkëbisedoi me Shaip Zekën, vëllain e heroit Kadri Zeka.

Gjatë ditës Kurti ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës me rastin e 40-vjetorit të vrasjes së tyre, si dhe në “Akademinë e Flakës”, kushtuar jetës dhe veprës së Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, si dhe Nuhi Berishës, Rexhep Malajt, Zija Shemsiut e veprimtarëve tjerë. 

Lexo edhe

Video