Kurti: Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur Haradinaj e priste në zyrë kriminelin Milan Radojçiq

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur deputetit Ramush Haradinaj për aksionet në veri, i cili e akuzoi  për dobësimin e shtetit ligjor në atë pjesë.

Kurti tha se në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj tani se sa kurdo herë tjetër që nga shpallja e pavarësisë.

Madje, Kurti u përgjigj se nga kush ka qenë i rrezikuar veriu.

“Në veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj tani e sot se sa kurdo herë tjetër që nga shpallja e pavarësisë. Asnjë barrikadë nuk ka në veri të Kosovës. A ka shumë punë e sfida? Po, sepse ato janë të trashëguara, por një nga një dhe krejt do t’i zgjidhim. Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur deputeti Haradinaj, e priste në zyrë kriminelin Milan Radojqic. Rreziku ka qenë nga marrëveshjet gjentelmene me kriminel. Nuk e rrezikon veriun policia, atë e rrezikojnë kriminelët dhe bashkëpunimi I tyre me politikanët e të gjitha ngjyrave dhe përkatësive. Kjo ka ndodhur publikisht në korrik të vitit 2018, pra atëherë është rrezikuar veriu, jo tash”, tha ai.


Madje Kurti tha se fjalimi i sotëm i deputetin Haradinaj, është suml direkt mbi moralin e Policisë së Kosovës, i cili me krenari rrezikon jetën për të mbrojtur ligjshmërinë në vend.

“Fjala e deputetit Haradinaj është sulm në moralin e policit të Kosovës, por kot e keni deputet Haradinaj. Morali i policit është shumë i lartë, kot e keni që po e sulmoni. Edhe atëherë kur shkon me Njësinë Speciale për ta mbrojtur policinë tonë kufitare për të vendosur reciprocitet dhe kur e lufton krimin, korrupsionin e kontrabandën në veri”, tha ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka akuzuar Qeverinë Kurti se qëllimshëm ka ndërmarrë dy aksionet e fundit në veri të Mitrovicës , siç tha ai për ta dorëzuar veriun.

Ish-kryeministri Haradinaj tha po ashtu se shteti ligjor është dobësuar karshi veriut me aksionet e fundit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: