Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi nga prania e ushtrisë serbe sot vetëm 50 metra pranë vijës kufitare me Kosovën, duke thënë se ushtarët serbë ikën në Serbi kur vërejtën se po xhiroheshin.
Ai në një postim në Facebook e ka quajtur këtë provokim të Serbisë me qëllim të destabilizimit të rajonit.
Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë.
“Sinergjia ndërmjet strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe bashkëpunimi me partnerët e aleatët rajonalë dhe ndërkombëtarë, përbën garanci për sigurinë në Kosovë. Ndërkohë, Serbia vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, duke synuar destabilizimin e rajonit, megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës.