Kurti uron Schallenberg

Kurti uron Schallenberg

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka dërguar letër urimi Alexander Schallenberg, me rastin e zgjedhjes në postin e kancelarit federal të Austrisë.

Kurti me këtë rast ka konfirmuar vullnetin për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve mike.

“Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj marrëdhëniet tona tradicionalisht të forta dhe të mira do të thellohen edhe më tej”, ka thënë ai.

Letra e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuar kancelari Schallenberg,

I nderuar koleg,


Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës dëshiroj t’ju përgëzoj për emërimin tuaj Kancelar i Austrisë.

Jetojmë në kohë të jashtëzakonshme që kërkojnë burrështetas dhe liderë të jashtëzakonshëm. Jam i sigurt se ju do ta udhëhiqni Austrinë drejt tejkalimit të sfidave ekonomike dhe sociale, që janë pasojë e pandemisë COVID-19. Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj marrëdhëniet tona tradicionalisht të forta dhe të mira do të thellohen edhe më tej.

Meqenëse qeveria jonë e re është e orientuar drejt reformave dhe e etur për të përmbushur të gjitha kriteret që na afrojnë më shumë me Bashkimin Evropian, shfrytëzoj rastin që t’ju konfirmoj vullnetin për përforcim të bashkëpunimit ndërmjet qeverive tona. Së bashku me popullatën tonë të re, ne do të sjellim ndryshimin për të cilin ka nevojë vendi dhe rajoni ynë.

Ju uroj shëndet dhe shumë suksese në detyrën tuaj të re.

Sinqerisht i juaji,

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Lexo edhe

Video

error: