Kurti uron Olaf Scholz: Fitorja e partisë suaj, sinjal i fuqishëm për progres politik

Kurti uron Olaf Scholz: Fitorja e partisë suaj, sinjal i fuqishëm për progres politik

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përgëzuar sot kandidatin për kancelar nga radhët e SPD-së Olaf Scholz me rastin e fitores së kësaj partie në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani.

“Në një botë që përballet me sfida të mëdha, fitorja e partisë suaj në zgjedhje është një sinjal i fortë për përparim politik, demokraci sociale dhe kohezion shoqëror”, shkruan Kurti në Twitter.

Rezultatet paraprake tregojnë se SPD-ja në zgjedhjet e djeshme ka siguruar 25.7% të votave, duke shtyrë në vend të dytë konservatorët CDU/CSU e Angela Merkel me 24.1%.


Të Gjelbrit arritën rezultatin më të mirë në historinë e partisë së tyre, dhe u rreshtuan të tretët me 14.8%.

Këto shifra megjithatë tregojnë se për krijimin e ekzekutivit do të nevojitet një koalicion, edhe pse më herët Scholz qe shprehur se partia e tij kishte mandat të qartë për të qeverisur.

Exit poll-et e kishin paralajmëruar diçka të tillë, por këto zgjedhje u konsideruan kaq të paparashikueshme, dhe rezultati i tyre nuk do të ishte fundi i historisë.

SPD sipas rezultateve preliminare ka fituar 206 ulëse në Bundestag, ndjekur nga CDU/CSU me 196, Të Gjelbrit 118, Demokratët e Lirë FDP 92, Alternativa për Gjermaninë AfD 83, E majta 39 dhe SSW një ulëse.

Lexo edhe

Video