Kurti uron Amerikën në Ditën e Pavarësisë: Aleatë të pazëvendësueshëm

Kurti uron Amerikën në Ditën e Pavarësisë: Aleatë të pazëvendësueshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në 245 vjetorin e pavarësisë.

Kurti shkruan se idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejtat individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturin- që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-vë vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individ anembanë botës.


Ai madje ka thënë se shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë i pazëvendësueshëm në arritjet e tona.

“Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.  Në këtë ditë të pavarësisë̈ së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona. Gëzuar 4 Korrikun”, ka shkruar Kurti në “facebook”.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: