Kurti udhëton për në Poloni, merr pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri
Lexohet për: 1 min.
0-Albin-Kurti-4422-1-of-18-17
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Varshavë të Polonisë, ku së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të marrë pjesë në Forumin e Varshavës për Sigurisë 2024 (WSF 2024).

Sipas njw komunikate tw lwshuar pwr media, thuhet se në kuadër të Forumit, kryeministri Kurti sot do të mbajë një fjalim mbi temën "Fokusohuni në Ballkanin Perëndimor: lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian".

Gjatë qëndrimit në Varshavë dhe pjesëmarrjes në Forum, ai do të zhvillojë takime bilaterale, si dhe do të mirëpritet nga pjesëtarë të mërgatës sonë në Poloni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025