Kurti u takua me drejtuesit e kompanisë Matter

Kurti u takua me drejtuesit e kompanisë Matter

Pas vizitës në kompaninë UCX në SHBA, kryeministri Albin Kurti u takua me Steven Collens, drejtorin ekzekutiv të Matter dhe Katie Kosko, menaxheren e partneritetit.

Kurti me këtë rast foli për përmirësimet në indikatorët ekonomikë dhe të demokracisë, prioritetet e mandatit të tij dhe potencialin e vendit për investime, sidomos në fushën e Teknologjisë së Informacionit.


Duke folur për agjendën e digjitalizimit, ai tha se digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore dhe themelimi i Sistemit Informativ Shëndetësor janë dy prej objektivave kryesore nëpërmjet të cilave synojmë që të transformojmë sektorin e shëndetësisë në vend. Me Collens dhe Kosko u diskutuan mundësitë premtuese të bashkëpunimit, thuhet në komunikatë. ​

Kompania Matter është inkubator global i startup-eve në fushën e kujdesit shëndetësor që përbëhet nga ndërmarrës, inovatorë dhe liderë të industrisë që punojnë me 200 startup-e të kujdesit shëndetësor, kompani partnere të 11 spitaleve, pesë universitete dhe mbi 40 kompani lidere të industrisë.

Lexo edhe

Video