Kurti: Të jesh anëtar bordi tani është rrezik, duhet të shkarkosh kryeshefa të korruptuar

Kurti: Të jesh anëtar bordi tani është rrezik, duhet të shkarkosh kryeshefa të korruptuar

Të jesh anëtar bordi në kohën e regjimit të vjetër të PAN-it, ka qenë privilegj. Ndërsa, tani është rrezik sepse duhesh të shkarkosh kryeshefa të korruptuar dhe të fuqishëm.

Kështu u shpreh kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për medie, ku ka deklaruar se nga 27 të emëruarit nëpër borde, katër nga ta janë të anëtarësuar në Vetëvendosje. Ai tha se ka emëruar ata vetëm përkohësisht dhe se në emërimin e bordeve me mandate të plota, do të inkuadrohet Ambasada Britanike dhe shoqëria civile.

“Prej 27 e kemi gjetur që gjithsej janë 4 me anëtarësim në Lëvizjen Vetëvendosje, por asnjë prej tyre nuk e ka këtë gjë primare, janë profesionist të dëshmuar…Asnjë nga këta katër persona nuk ka një post udhëheqës. Kjo ka qenë e mundur vetëm për shkak se janë borde të përkohshme”, tha Kurti.

Ai thotë se çdo emërim i tanishëm është i përkohshëm, përfshirë edhe të emëruarit e menaxhmentit. Këta të emëruar tha se janë në rrezik, pasi që duhet të shkarkojnë kryeshefa të korruptuar.

“Bordet me mandat të plot dhe kryeshefat me status të duhur do të jenë pas një procesi tjetër. Pra, bordet e përkohshme dhe ushtruesit e detyrës në pozitat menaxheriale janë për ta ndalur këtë gjakderdhje financiare siç e kemi quajtur…Nuk është kollaj që ekspertët dhe profesionistët e shquar të cilët nuk janë anëtarë të asnjë partie të pranojnë të vijnë në bordin e përkohshëm për tre-katër muaj dhe të vihen qysh në fillim në sprovë me luftimin e krimit dhe të korrupsionit bazuar në të gjeturat e auditorëve. Mos harroni ka qenë privilegj të jesh anëtar bordi në kohën e regjimit të vjetër të PAN-it, tash është rrezik, sepse duhesh të shkarkosh kryeshefa. Duhesh të shkarkosh njerëz të korruptuar, dhe ata janë të fuqishëm”, shtoi Kurti.


Ai ka përmendur se dy ministra të kabinetit të tij as që janë në LVV dhe se qëllimi i tij nuk ka qenë që të futën anëtarët e partisë së tij nëpër pozita vetëm se i takojnë subjektit politik që ai e drejton.

 

 

 

Lexo edhe

error: