Kurti takon përfaqësuesit e lartë të ShBA-së, Reeker dhe Palmer

Kurti takon përfaqësuesit e lartë të ShBA-së, Reeker dhe Palmer

Në margjina të konferencës dy ditore ndërkombëtare “Forumi i Prespës për Dialog”, në Ohër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryeministri Albin Kurti, krahas pjesëmarrjes në diskutim në panel, ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë të rajonit, dhe përfaqësues të lartë nga Evropa dhe ShBA-të.

Sipas komunikatës qeveritare, kryeministri Kurti dha një propozim se si rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të avancojë drejt Bashkimit Evropian, përmes një marrëveshje dhe marrëdhënie të re, të tillë çfarë e kanë Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.

Gjatë ditës, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Kryeministri Kurti u takua me Ndihmëssekretarin e shtetit të ShBA-së për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.


Kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla janë takuar edhe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak me të cilin kanë diskutuar për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe nisjen e procesit të ri të dialogut.

 Po ashtu, kryeministri Kurti pati takim të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti si dhe nënkryetare e BDI-së, Teuta Arifi.

Takime të ndara, pati edhe me eurodeputeten sllovene, Tanja Fajon, ish-eurodeputetin gjerman nga Partia Socialdemokrate, Knut Feckeinstein si dhe profesorin e Universitetit “John Hopkins”, Eduard Joseph.

Lexo edhe

Video