Kurti takon familjarët e mjekut Robaj: Shpëtimi ishte humanist e atdhetar i madh

Kurti takon familjarët e mjekut Robaj: Shpëtimi ishte humanist e atdhetar i madh

Në 24-vjetorin e rënies në krye të detyrës së mjekut hero, Shpëtim Robaj, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim familjen Robaj.

Në takim u rikujtua jeta dhe vepra e mjekut Shpëtim Robaj, që ra mes Abrisë dhe Likocit më 30 shtator 1998, duke shkuar në ndihmë të të plagosurve të masakrës në Abri të Drenicës.


Kryeministri Kurti e vlerësoi doktor Shpëtimin, mjekun e luftëtarëve, si humanist dhe atdhetar të madh.

Në takim ishin të pranishëm Hyrije Robaj, e ëma e doktor Robajt, së bashku me Firdes Robaj, bashkëshortja e Robajt, së bashku me djalin Memli, bashkëshorten Artë dhe djalin Shpëtim, si dhe  Afërdita Vllasolli, motra e Shpëtimit, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video